Shkurt.ch
Qeveria e Zvicrës planifikon kredi shtesë për azilin
Bëhet fjalë për një kredi plotësuese prej 188 milionë frangash që nevojitet si reagim ndaj numrit të shtuar të refugjatëve
Tema e azilit, gjegjësisht problemeve me shtimin e numrit të azilkërkuesve në Zvicër është ndër më preokupueset për gazetat zvicerane të të dielës
Kështu, gazeta “NZZ am Sonntag” shkruan se pritet që qeveria e vendit gjatë shtatorit të kërkojë nga parlamenti miratimin e një buxheti shtesë për azilin. Bëhet fjalë për një kredi plotësuese prej 188 milionë frangash që nevojitet si reagim ndaj numrit të shtuar të refugjatëve dhe për rritjen po ashtu të kuotës së njohjes së azilit.
Gazetat e të dielës po ashtu shkruajnë edhe lidhur me shkallën e ulët të punësimit në mesin e azilkërkuesve, ku përfshihen edhe ata me status të njohur të refugjatit. Kështu për shembull sipas gazetës “SontagsZeitung”, kjo shkallë në nivel të Zvicrës ka rënë nga 26 për qind sa ishte në vitin 2010 në 19 për qind aktualisht. Madje, 87 për qind të azilkërkuesve në nivel vendi marrin ndihma sociale.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) e shpjegon këtë rënie me faktin se gjatë viteve të kaluara ka pasur shtim të numrit të vendimeve për kërkesat e azilit kështu që tash pritet që shkalla e punësimit të ngrihet më lart.
Me problemin e azilit po merren edhe krerët e partive në vend. Kështu kryetari i FDP/PLR, Philipp Müller në një intervistë që i ka dhënë gazetës “Schweiz am Sonntag” kërkon një riorientim në politikën zvicerane të azilit, transmeton albinfo.ch. Të ikurit nga lufta duhet të pranohen dhe më tutje nga Zvicra por patjetër me synimin që ata sërish të kthehen në vendet e tyre sapo ta lejojë këtë situata në ato vende.
Ndërsa kërkesat e azilit me baza ekonomike duhet të trajtohen me procedurë të shpejtuar. Refuzimi i këtyre kërkesave dhe pastaj dëbimi i ushtruesve të tyre duhet të bëhet në mënyrë konsekuente. Në këtë drejtim ai propozon aplikimin e “azilit të përkohshëm”. Me një status të tillë, refugjatët nuk do të kishin të drejtë për ndihma sociale dhe nga ana tjetër kjo do ta bënte të panevojshme procedurën e azilit.
Ndërsa refugjatët e status të pranuar, sipas gjendjes së tanishme nuk mund të kthehen as në rastet kur dëshmohet se situata në vendet e tyre është përmirësuar”, ka thënë Müller.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











