Bota
Qeveria Gjermane mbërrin pajtimin për refugjatët
Partitë në koalicion në Qeverinë e Gjermanisë janë pajtuar sot për pakon e masave për të bërë menaxhimin dhe kontrollimin e fluksit të refugjatëve në vend. Kancelrja gjermane e ka shpallur sonte publikisht arritjen e kësaj ujdie me parterët e saj në koalicion, kryetarin e SPD-së, Sigmar Gabriel dhe atë të CSU-së, Horst Seehofer.
Merkel ka thënë se është arritur pajtimi për hapjen e tri deri pesë qendrave kryesore speciale për pranimin e refugjatëve ndërsa nuk do të ketë zona transitore, siç pretendohej nga CSU-ja. Megjithatë, njohësit e politikës gjermane thonë se me pranimin e qendrave speciale, marrëveshja e ka pranuar presionin që CSU-ja e ka bërë në këtë drejtim, shkruan srf.ch
Po ashtu marrëveshja përfshin edhe vendimin për shpejtimin e procedurave të azilit. Kjo nënkupton që procedura për personat me pak gjasa për të fituar azilin, të përmbyllet brenda tri javëve. Dhe këtu përmenden në mënyrë taksative azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












