Shkurt.ch
Qeveria kompenson dëmin nga virusi Ehec
Në rast se humbjet tejkalojnë nivelin e riskut normal që merr mbi vete çdo ndërmarrës, qeveria mund të bëjë edhe kompensimin financiar
Qeveria e Zvicrës është e gatshme, që, po qe nevoja, të bëjë kompensimin e dëmit për bujqit e dëmtuar nga paraqitja e virusit të rrezikshëm të zorrëve Ehec, që përhapet përmes konsumimit të perimeve.
Duke iu përgjigjur kërkesave të degës (perimtarisë), qeveria do të hulumtojë tregun zviceran të trangujve për të konstatuar ndikimin dëmtues të virusit Ehec.
Në rast se humbjet e prodhuesve në fjalë tejkalojnë nivelin e riskut normal që merr mbi vete çdo ndërmarrës, do të mund të bëhej edhe kompensimi në mjete financiare. Këtë premtim e ka dhënë Qeveria Federale në seancën e pyetjeve të zhvilluar të martën në Parlamentin Nacional.
Qeveria më tutje ka siguruar opinionin se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet lidhur me Ehec.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












