Shkurt.ch
Qeveria kundër iniciativës “No Billag” për heqjen e taksës për Transmetuesin Publik
"Kjo iniciativë do të ishte e barabartë me një “vdekje të asistuar” për SRG-në ndërsa do të shkaktonte dëme të mëdha financiare për shumë radio lokale dhe private, ka thënë presidentja federale, Doris Leuthard
Debati rreth Iniciativës “No Billag”, të drejtuar kundër pagesës së detyruar (taksën muore) që bëjnë zviceranët për transmetuesin publik vendor (SRG) sa vjen e po ashpërsohet. Ndërkohë që sondazhet tregojnë rritje të mbështetjes së iniciativës, shteti përpiqet të argumentojë dëmin që mund të shkaktojë kjo iniciativë.
Në këtë debat është inkuadruar sot edhe Këshilli Federal, duke shtruar argumentet e veta. Kjo iniciativë do të ishte e barabartë me një “vdekje të asistuar” për SRG-në ndërsa do të shkaktonte dëme të mëdha financiare për shumë radio lokale dhe private, shkruan srf.ch. Kështu ka thënë (ende) presidentja federale, njëherësh ministre për Komunikacion, ambient dhe Energji, duke iu referuar synimit të bartësve të iniciativës së përmendur.
Kjo rrezikon diversitetin dhe ndërtimin e opinioneve në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Nëse do të kalohej në një financim thjesht komercial (heqje dorë të subvencionit nga shteti), do të rritej varësia e SRG nga financuesit privatë dhe koncernet e huaja. Dhe me këtë rritet rreziku nga ndikimi politik i paradhënësve.
Zviceranët do të votojnë mbi iniciativën “No Billag” më 4 mars 2018.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












