Kosova
Qeveria miraton ligjin: Shqiptarët e Luginës mund të blejnë prona në Kosovë
Shqiptarëve të Luginës pritet t’u mundësohet blerja e pronave në Kosovë
Sot, qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj. Me ndryshimin, shqiptarëve të Luginës së Preshevës u mundësohet blerja e pronave në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me plotësim-ndryshimin e ligjit, do t’u mundësohet shqiptarëve nga Lugina të blejnë prona në Kosovë.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptar në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhej e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit”, ka thënë ministrja Haxhiu, në arsyetimin për ndryshimin. Projektligji duhet të kalojë në Kuvend.
Në mbledhjen e Qeverisë ekzekutivi miratoi disa nisma për marrëveshje ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe ajo për projektin për energjinë diellore fotovolkaike në KEK.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se marrëveshja me Bankën Evropiane për Investime ka vlerën prej 107 milionë euro, ku 62 milionë prej tyre do të jenë kredi, 32 milionë grant, ndërkaq 13 milionë euro investim nga KEK-u.
“Ky projekt synon zhvillimin e një impianti fotovolkaike diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 megavatë, me rreth 152 gigavatë orë energji elektrike prodhim në vit, të cilat do të ndihmojnë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtritshme”, theksoi Murati.
Po ashtu iu propozuan Kuvendit të Kosovës dy kandidatët, Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika, për anëtarë në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Është emëruar edhe bordi të KRU “Drini i Bardhë” në Pejë, ku Arjeta Zeka është emëruar kryesuese, ndërsa anëtarë Ilaz Halili, Shkodran Gaxheri, Zamire Decani-Beqiri, Rina Kumonva dhe Besim Kajabegolli.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











