Bota
Qeveria rumune u reziston thirrjeve të shumta për dorëheqje
Qeveria e Sorin Grindeanu, në fuqi prej një muaji, ka tërhequr të dielën një dekret, i cili i dekriminalizonte disa vepra të korrupsionit që përfshinte shuma më pak se 200.000 lei (mbi 47.000 franga)
Qeveria rumune e Social-Demokratëve hodhi poshtë të hënën thirrjet për dorëheqje, të nisur nga dhjetëra-mijëra protestues, të cilët kanë fituar këtë fundjavë shfuqizimin e një dekreti të diskutueshëm.
Qeveria e Sorin Grindeanu, në fuqi prej një muaji, ka tërhequr të dielën një dekret, i cili i dekriminalizonte disa vepra të korrupsionit që përfshinte shuma më pak se 200.000 lei (mbi 47.000 franga).
Por, disa protestues, në mesin e 250.000 pjesëmarrësve të dielën në Bukuresht kanë premtuar se do të kthehen çdo ditë deri sa të kenë konfirmimin nga Parlamenti për shfuqizimin e plotë të dekretit.
Manifestim “i paparë” që nga fundi i komunizmit
Të hënën në mbrëmje, 12.000 veta u mblodhën jashtë selisë së qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e Sorin Grindeanu dhe mbajtjen e takimit më të hershëm parlamentar.
Një tjetër manifestim me 4000 persona u mbajt për ditën e dytë radhazi nën dritaret e kryesisë, duke e akuzuar kreun e shtetit, Klaus Iohannis (e djathta e qendrës), për nxitjen e marshimeve antiqeveritare gjatë javës së kaluar.
Kjo është protesta më e madhe në Rumani që prej rënies së komunizmit në vitin 1989.
“Qeveria nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen e saj, ajo u zgjodh në mënyrë legjitime”, theksoi lideri Liviu Dragnea, i cili është në qendër të zemërimit të protestuesve. Për të, “askush nuk do të fitojë asgjë nëse këto tensione vazhdojnë”.
Kontradikta në Ministrinë e Drejtësisë
Ministri rumun i Drejtësisë njoftoi të hënën se do të zbulojë detajet e një projektligji të ri që synon përditësimin e kodit penal.
“Ne do të zhvillojmë dhe do të publikojmë një projektligj që do të paraqitet në Parlament pas konsultimit publik”, tha ai.
Por, ministria e tij duket se kundërshton fjalët e tij duke transmetuar një deklaratë, në të cilën ai bëri të ditur se asnjë projekt nuk është në përgatitje e sipër.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












