Sport
Qeveria zvicerane e mbështet me 1 miliard franga ofertën olimpike “Sion 2026”
Qeveria zvicerane ka premtuar se do të përkrah kandidaturën e Olimpiadës Dimërore “Sion 2026”. Nëse oferta zgjedhje fituese, atëherë kontributi i qeverisë zvicerane do të jetë 1.018 miliardë dollarë, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Kabineti zviceran ka mbështetur me ‘gjithë zemër’ ofertën dhe është shprehur se mbajtja e Lojërave Olimpike Dimërore në Sion do të ishte një mundësi e mirë për sportin, ekonominë dhe shoqërinë, përcjell albinfo.ch.
Nëse Sioni do të organizonte Lojërat, atëherë ato do të mbaheshin në kantonet e Valais, Vaud, Bern dhe Fribourg.
Shifra prej një miliard franga do të përdoret për disa fusha financimi. Sioni do të mësojë ‘fatin’ e saj në verën e vitit 2019, kur do të vendoset se cili qytet të organizojë këto Lojëra.
Organizatorët kanë vlerësuar se në përgjithësi organizimi i këtyre Lojërave do të shkonte në dy miliardë franga.
Zvicra organizoi Lojërat Olimpike Dimërore më 1928 dhe 1948. Që atëherë, ajo ka paraqitur oferta të shumta të pasuksesshme, me Sionin që ka humbur tri herë: 1976, 2002 dhe 2006.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë













