Lajme
Qeveria zvicerane me tjetër paketë për të ndihmuar bizneset
Parlamenti ka aprovuar një paketë financiare prej më shumë se 57 miliardë CHF (59.1 miliardë dollarë) për të ndihmuar bizneset dhe institucionet që përballen me ndikimin e pandemisë së koronavirusit në Zvicër
Senati dha dritën e gjelbër ditën e martë për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (40 miliardë CHF), një skemë për kompensimin e punës me kohë të shkurtër (6 miliardë CHF) dhe përfitime për ndërmarrjet e biznesit me një person (5.3 miliardë CHF), si dhe për blerjen e furnizimeve mjekësore, përcjell albinfo.ch.
Paketa përfshin një kërkesë të qeverisë për gati 1,9 miliardë CHF ndihmë për sektorin e aviacionit zviceran, duke përfshirë dy transportuesit Swiss International Airlines dhe Edelweiss, si dhe kompanitë e shërbimit të aviacionit Swissport International, Gategroup dhe SR Technics.
Ndihma për urgjencën u ra dakord edhe për organizatat sportive, institucionet kulturore dhe për turizmin.
Dhoma tjetër parlamentare, Dhoma e Përfaqësuesve, kishte dhënë miratimin e saj në parim të hënën, ditën e parë të një seance të jashtëzakonshme në Bernë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të dy dhomat dolën gjithashtu në favor të huave për sektorin mediatik në përpjekje për të ndihmuar gazetat dhe transmetuesit që të përballen me krizën.
Propozimet, veçanërisht nga Partia e Zvicrës e krahut të djathtë për të ulur shpenzimet për organizatat kulturore, u hodhën poshtë, përcjell tutje albinfo.ch.
Ministri i Financave, Ueli Maurer paralajmëroi në mënyrë të përsëritur kundër shtrirjes së paketës së lehtësimit financiar në sektorë shtesë. Ai ka parashikuar një deficit buxheti deri në 50 miliardë CHF këtë vit.
Në total, rreth 66 miliardë CHF janë caktuar për të rikthyer ekonominë zvicerane në këmbë, sipas Administratës Federale të Financave, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














