Maqedonia
Qeveria zvicerane ndan një milion euro për komunat në Maqedoni
Qeveria zvicerane me një milion euro do t’u ndihmojë rajoneve të pazhvilluara të vendit. Ambasadori zviceran u tha kryetarëve të komunave se ata duhet të kuptojnë se paratë që do t’i marrin do të duhet t’i investojnë në interes të të gjithë qytetarëve dhe për projekte vetëm për komunën me të cilën menaxhojnë, e jo për nevojat e tyre personale, raporton Alsat m, përcjell albinfo.ch.
“Prandaj do të duhet kohë për të ndryshuar ky mentalitet. Por mendoj se kjo është çështje kyçe, por kjo do të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të decentralizuara. Shumë është me rëndësi transparenca në këtë proces, sepse bëhet fjalë për mundësi për përmirësimin e standardeve të qytetarëve, dy të tretat e parave vijnë nga fondet zvicerane dhe një e treta nga taksapaguesit e Maqedonisë, që do të thotë se është në interes të qytetarëve që edhe ata të përfshihen në procesin e monitorimit të këtyre projekteve” deklaroi Ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.
Derisa administrata zvicerane paralajmëron kontrolle të rrepta për çdo euro të shpenzuar, për 50 milionë eurot që Qeveria maqedonase përmes Ministrisë së financave ua ndau komunave për kthimin e borxheve, nuk ka kurrfarë kontrolli, raporton tutje televizioni.
“Praktikisht, pushteti qendror nuk ka pozitë të madhe si nga aspekti i pushtetit apo nga aspekti i mekanizmave shteti që të ndikojë ndaj gjithë kësaj, por gjithsesi ka mekanizma politik”, tha Koço Angjushev- zëvendës/kryeministër i ekonomisë.
Për këtë, disa komuna edhe krahas borxheve dhe llogarive të bllokuara, u “freskuan” me automobila tejet luksoz. Ministri i vetëqeverisjes lokale nuk kishte koment se si janë shpenzuar 50 milionë eurot e obliguesve tatimorë, por është i lumtur që shpenzimi i milionit zviceran do të kontrollohet.
“Gjatë çdo faze të vlerësimit, do të kemi përfaqësues nga ambasada zvicerane që na ndjekin në çdo hap të zbatimit të projektit, që më gëzon”, theksoi Suhejl Fazliu, ministër i vetëqeverisjes lokale.
Me këto një milion euro pa kthim nga Zvicra do të riparohen rrugët, shkollat, shtëpitë e shëndetit dhe do të ndërtohen rrjete kanalizimi. Projektet pritet të përfundojnë në vitin 2020./ Ile Spasevski/
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












