Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Edhe 3,185 pako të votimit me postë pritet të mbërrijnë në Kosovë KQZ: Priten edhe 3,185 pako të votimit me postë... -
Violinistja shqiptare Ina Kosturi fiton çmimin “Kompozim Origjinal” në Angli -
Aksident i rëndë në Waldshut‑Tiengen, 6 të lënduar, përfshirë tre fëmijë të vegjël -
Vërshimet në Kosovë ngrenë alarmin: A i keni të siguruara shtëpitë tuaja mërgimtarë? -
Fate Velaj, nga emigrant i thjeshtë në ambasador në Austri
Jeta në Zvicër
-
Tre shqiptarë gjykohen për 500 kilogramë kokainë të fshehur në thasë të kafes Prokuroria Bazel-Landschaft ka identifikuar tre shtetas shqiptarë, përgjegjës për kokainën me vlerë prej 60 milionë frangash.... -
Zvicër: Epidemi e rëndë gripi, rastet në rritje -
Rritet ndjeshëm kërkesa për fikëse zjarri në Zvicër pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra merr drejtimin e OSBE-së për vitin 2026 -
Huazimet emergjente të Covid-19 ende shqetësojnë mijëra kompani zvicerane












