Tematike
Qeveria zvicerane vendos rritjen e numrit të ekspertëve nga vendet e treta
Ekonomia e Zvicrës edhe në vitin e ardhshëm do të mundet të rekrutojë fuqinë e nevojshme të kualifikuar punëtore nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s. Në vitin e ardhshëm Zvicra do të mund të rekrutojë gjithsej 7500 (ose 1000 më shumë) specialistë nga vendet e treta
Këshilli Federal sot në një konsultim ka vendosur në favor të një rritjeje të matur të numrit të të huajve të kualifikuar nga vendet e treta (jashtë BE-së dhe EFTA-s) për vitin 2017. Kështu, Ministria e Jashtme e Zvicrës deri në fund të nëntorit do të bëjë rishikimin e dispozitës mbi lejimin, qëndrimin dhe punën.
Në plotësim të marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë me BE/EFTA, ekonomia e Zvicrës edhe në vitin e ardhshëm do të mundet të rekrutojë fuqinë e nevojshme të kualifikuar punëtore nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s, thuhet në një njoftim nga autoritetet federale. Duke marrë vendimin në fjalë, Këshilli Federal ka respektuar nevojën që ka ekonomia për specialistë nga vendet e treta dhe ka pasur parasysh rezultatet që kanë dalë nga dëgjimi i kërkesave të kantoneve dhe partnerëve socialë.
Lejimi i shtetasve të vendeve të treta shkon në interes të përgjithshëm ekonomik të Zvicrës dhe ndihmon që të sigurohen venet e punës në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Me këtë është siguruar po ashtu përparësia që duhet t`i jepet potencialit të fuqisë punëtore të vendit.
Kështu, në vitin e ardhshëm Zvicra do të mund të rekrutojë gjithsej 7500 (ose 1000 më shumë) specialistë nga vendet e treta. Në këtë kontekst do të jepen 3000 leje qëndrimi (Viza B) dhe 4500 leje të shkurta qëndrimi (viza L). 1000 lejet shtesë (500 B dhe 500 L) do të jenë në kuadrin e rezervave të federatës. Me to do të plotësohen kërkesat shtesë që ndërkohë do të kenë kantonet. Kështu, rezervat e federatës mundësojnë që të reagohet në mënyrë më fleksibile ndaj zhvillimeve të ndryshme ekonomike të kantoneve.
Në mbledhjen e sotme Këshilli Federal ka shqyrtuar po ashtu edhe kuotat për ofruesit e shërbimeve nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s me një kohëzgjatje prej 90 respektivisht 120 ditësh në vit. Numri për vitin 2017 mbetet 2000 njësi për lejet e shkurtra (L) dhe 250 njësi për vizat B, ashtu sikurse edhe në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla