Kosova
Qeveritë që e patën jetën të shkurtër
Në fakt, prej se Kosova është shtet, asnjë Qeveri dhe asnjë legjislaturë nuk e ka çuar deri në fund mandatin
Kuvendi i Kosovës është shpërndarë të enjten, duke e ndërprerë në gjysmë mandatin e legjislaturës së gjashtë dhe duke mos lënë hapësirë për formimin e një qeverie të re, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Në fakt, prej se Kosova është shtet, asnjë Qeveri dhe asnjë legjislaturë nuk e ka çuar deri në fund mandatin.
Për pasojë, nuk ka pasur asnjë palë zgjedhje të organizuara në afat të rregullt kushtetues.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti Hashim Thaçi i ka në dispozicion dhjetë ditë për ta dekretuar datën e zgjedhjeve të parakohshme. Në bazë të burimeve të Kohës Ditore, Thaçi është përcaktuar që data e zgjedhjeve të jetë 6 tetori.
Më 19 korrik, gjakftohtë ka qëndruar për një orë në mbledhjen e 111-të të Qeverisë, dhe në fund të saj, nën emocione të forta, Haradinaj ka dhënë kumtin që kurrkush nuk e priste: Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.
E ka bërë këtë, pasi gjykata të cilën e kishte quajtur “monstrum” kur ishte krijuar, e ka ftuar për t’u intervistuar në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
“Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci”, pati thënë Haradinaj në Qeveri. “Nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”.
Pakkush besoi se ishte i vërtetë motivi që Haradinaj e proklamoi për dorëheqjen. Ftesa nga Dhomat e Specializuara – mekanizëm gjyqësor me mandat për t’i trajtuar pretendimet e senatorit Dick Marty për krime të UÇK-së – atij i kishte ardhur në kohën kur ndërpreu komunikimin me dy përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, presidentin Hashim Thaçi e kryeparlamentarin Kadri Veseli, si dhe me partnerët e tij të koalicionit, përfshirë aleatin më të moçëm, zëvendëskryeministrin e parë Fatmir Limaj percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
Për herë të parë, EPFL-në do ta drejtojë një grua
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë