Lajme
Qindra fluturime të anuluara për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G
Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën edhe pas njoftimit të kompanive AT&T dhe Verizon për të ngadalësuar implementimin e rrjetit me shpejtësi të lartë të telefonave celularë, 5G që mund të ndërhyjë në teknologjinë e avionëve që mat lartësinë.
Transportuesit ndërkombëtarë që mbështeten shumë në avionin Boeing 777 me trup të gjerë dhe avionë të tjerë të kompanisë Boeing, anuluan fluturimet e hershme ose përdorën avionë të llojeve të tjera pas paralajmërimeve nga Administrata Federale e Aviacionit dhe prodhuesi i avionëve me bazë në Çikago.
Kompanitë ajrore që përdorin kryesisht avionët e kompanisë Airbus, duke përfshirë kompaninë franceze “Air France” dhe atë irlandeze “Aer Lingus”, janë prekur më pak nga implementimi i rrjetit të ri 5G.
Linjat ajrore anuluan më shumë se 320 fluturime deri të mërkurën në mbrëmje, që kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara, thuhet në një njoftim të organizatës “FlightAware”.
Organizata “Airlines for America” tha se anulimet nuk ishin aq të rënda sa mendohej sepse kompanitë AT&T dhe Verizon ranë dakord të reduktonin përkohësisht implementimin e rrjetit 5G pranë dhjetëra aeroporteve amerikane, ndërkohë që industria e aviacionit dhe qeveria punojnë për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë./VOA
E-Diaspora
-
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën Kalorëse të Republikës Franceze Pianistja franko-shqiptare Maniola Camuset-Trebicka nderohet me Urdhrin e Meritës së Republikës Franceze... -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












