Kosova
QNR: Rinumërimi mbyllet për 8 ditë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë numëruar 43 për qind e vendvotimeve të cilat me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u urdhëruan të shkojnë në rinumërim.
Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka mohuar edhe akuzat për manipulime të hedhura nga analistë politikë pas vendimit që të rinumërohen vetëm 1428 vendvotime nga 1472 sa ishte marrë vendim nga PZAP.
Fillimsht, Ahmetaj për KosovaPress ka thënë se deri pasditen e sotme janë rinumëruar 605 vendvotime.
Sipas tij, me këtë dinamikë të punës u duhen edhe 7 deri në 8 ditë për të përfunduar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve.
Ahmetaj tha se QNR ka kapacitete të mjaftueshme për të përfunduar me kohën e paraparë procesin e rinumërimit.
Kujtojmë që pas ankesave të subjekteve politike të pranuara nga PZAP pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ky institucion mori vendim që të rinumërohen 1472 vendvotime, e që më pastaj u vendos të rinumërohen prej tyre vetëm 1428, pasi është vlerësuar se 44 vendvotime duhet të largohen nga rinumërimi është shkak se ato janë rinumëruar gjatë procesit të rinumërimit të mëhershëm, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












