Kultura
Qosja dhe Petrovci: `Swikos`, përpjekje që ia vlen
Swikos më se i nevojshëm, për njerëzit tanë që jetojnë këtu por edhe për të tjerët që duan ta njohin botën shqiptare
Në përmbyllje të festivalit të filmit të shkurtër “Swikos”, anëtari i jurisë, regjisori Isa Qosja dhe të mysafiri i festivalit, aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ndajnë mendimin se ky organizim ia ka vlejtur.
Isa Qosja, në cilësinë e kryetarit të jurisë thotë se festivali , në raport me kushtet, në të cilat realizohet, ka dëshmuar një nivel mjaft të mirë. “Duke ditur se një festival i tillë filmi nuk është aspak e lehtë të organizohet dhe duke pasur parasysh se Evropa është qendër e shumë festivaleve, Swikos është më se i nevojshëm, së pari për njerëzit tanë që jetojnë këtu por edhe për të tjerët që duan ta njohin botën shqiptare dhe kinematografinë që zhvillohet atje. Si fillim, vetë ky fakt është një prurje”.
Qosja thotë se juria ka bërë një punë të harmonizuar mjaft mirë. “Unë kam pritur më shumë debat kundërthënës brenda jurisë, por për fatin e mirë, kemi pasur mendime të përafërta. Madje për filmin më të mirë dhe për regjisurën më të mirë kemi pasur mendime krejtësisht identike të tre anëtarët e jurisë.
Lidhur me nivelin e filmave shqiptarë dhe krahasimin e tyre me ata zviceranë ose gjermanë, Qosja mendon se për nivelin artistik jemi të përafërt ndërsa për nivelin teknik, të pakrahasueshëm. Dhe, ja se pse: “Kështu për derisa prapa një filmi kosovar qëndrojnë vetëm 5-6 veta dhe një teknikë modeste, prapa një filmi zviceran qëndrojnë ndoshta 150 e më shumë veta dhe një teknikë e përsosur”, ka përfunduar Isa Qosja.
albinfo.ch: Enver Petrovci
Aktori i njohur Enver Petrovci, në festivalin “Swikos” kishte ardhur si mysafir nderi dhe me këtë rast edhe ka ndarë njërin nga çmimet. I pyetur për festivalin, prurjet e edicionit të tij të fundit, Petrovci thotë se edicioni i sivjetmë ka bërë një përparim të admirueshëm në këto pesë vite të ekzistimit. “Unë e kam parë edicionin e parë dhe mund të them se gjatë kësaj kohe festivali ka bërë një ngritje befasuese. Prandaj dua të përgëzoj organizatorët për punën e bërë dhe t`iu shpreh atyre besimin tim se ky festival do të shkojë duke u rritur, duke u ngritur në cilësi”, ka thënë Enver Petrovci. Konkretisht rreth preferencave të tij për filmat e Swikos 2011, ai nuk deshi të prononcohej sepse këtë ia lë jurisë, të cilës ia njeh kompetencat për vlerësimi të prurjeve të festivalit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













