Lajme
Qytetarët kërkojnë shtatore të Tony Blairit në Ferizaj
Në këtë mënyrë, ferizajasit nderojnë mikun e madh të popullit shqiptar, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili ndihmoi në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me shumicë të votave, kanë miratuar propozim-vendimin për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së “Tony Blairit” në këtë qytet. Votimi i këshilltarëve komunal vjen pas një peticioni që e kanë nënshkruar qytetarët e Ferizajt, të cilët kërkojnë vendosjen e një shtatoreje të ish-kryeministrit britanik në këtë qytet.
Për ta shqyrtuar peticionin e qytetarëve të Ferizajt, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për herë të dytë i ka shkruar edhe letër zyrtare kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Faruk Guri, nga të cilët kërkon verifikimin e peticionit nga ana e qytetarëve.
Sipas këtij dikasteri qeveritar, Kuvendi Komunal është organi kompetent për shqyrtimin e peticionit të qytetarëve të Komunës në pajtim me nenin 69 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













