Lajme
Qyteti i njohur botëror vendos taksën, 23 dollarë për të hyrë
Nju Jorku, i konsideruar si qyteti më i mbipopulluar në Shtetet e Bashkuara vendosi të aplikojë zyrtarisht taksën e re për trafikun.
Masa që u miratua nga administrata federale pas më shumë se dy vitesh diskutim, synon të ulë numrin e makinave që hyjnë në Manhattan me 15%-20%.
Kështu, brenda pak kohësh, hyrja në qytet, për çdo makinë, mund të kushtojë deri në 23 dollarë.
“Big Apple” bëhet kështu metropoli i parë amerikan që ndjek shembullin e Londrës, e cila vendosi një taksë të ngjashme në vitin 2003, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Plani ishte miratuar tashmë nga autoritetet lokale në 2019 dhe duhet të kishte nisur aplikimin në 2021, por qeveria federale në presidencën e Donald Trump, kishte bllokuar masën.
Që nga data e hyrjes në fuqi të masës, shoferët që hyjnë në Manhatan do të duhet të paguajnë 9 deri në 23 dollarë gjatë orëve të pikut dhe 5 dollarë në mbrëmje. Sipas analizave mjedisore, ulja e trafikut do të përmirësojë cilësinë e ajrit, do të rrisë përdorimin e transportit publik me 1-2% dhe do të gjenerojë të ardhura vjetore prej rreth 1-1.5 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












