Shqipëria
“Qyteti Studenti”, më shumë bastore se librari!
Por më shumë se librari, apo ambiente studimi, aty fatkeqësisht mbizotërojnë pikat e basteve dhe të kumarit
Rezidenca Studentore Universitare, apo e njohur ndryshe “Qyteti Studenti” në Tiranë duhej të ofronte një ambient të qetë dhe mjedis favorizues për të rinjtë ku të mbizotëronte dija.
Por më shumë se librari, apo ambiente studimi, aty fatkeqësisht mbizotërojnë pikat e basteve dhe të kumarit, raporton “TCH”.
Vetëm pak metra larg dhomave të konvikteve, apo auditorëve mund të gjesh sallone bastesh sportive dhe lojërave të fatit, përcjell albinfo.ch.
Këto pika janë vetëm pak metra larg stacionit policor dhe Drejtorisë së Rezidencës Studentore.
Nga një vëzhgim sipërfaqësor rezulton se brenda territorit të “Qytetit Studenti” ushtrojnë aktivitetin të paktën 7 pika lotoje sportive, ose lojëra të tjera fati.
31 dhjetori i këtij viti është afati i fundit që parashikon ligji për zhvendosjen e pikave të kumarit larg institucioneve arsimore dhe fetare në një distancë 100 metra.
Por kur jemi pesë muaj nga skadimi afatit në të gjithë vendin vihet re një numër pa kriter i pikave të basteve, jo vetëm në çdo zonë, por edhe pranë shkollave, xhamive apo kishave.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












