Lifestyle
Ragip Behrami flet për lidhjen mes Valonit dhe Lara Gut: Ajo nuk erdhi si kampione në shtëpinë tonë
Në stërvitjen e fundit të kombëtares helvete të futbollit në Lugano, e mërkurë, pjesë e publikut ishte edhe babai i Valon Behramit, Ragipi (58).
58 vjeçari nuk është i panjohur. Ai përshëndetet nga yjet e futbollit helvet Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Ricardo Rodriguez. Ai ka ardhur tepër vonë në Lugano, pasi një ditë më parë ishte duke parë përballjen vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këto kushte ai gjen kohë për të dhënë një intervistë të shkurtër për bulevardesken zvicerane “Blick”, ku ka folur për lidhjen e re të të birit.
“Në kemi blerë gjashtë biletat e përballjeve grupore në Rusi 2018. Krahas meje, atje do vinë edhe bashkëshortja ime Halime si dhe vajzat tona: Valentina dhe Lara”, tha ai duke e pasur fjalën për mbretëreshën e skijimit Lara Gut (27) përcjell albinfo.ch. “Lara nuk ka ardhur si kampione në shtëpinë tonë. Ajo erdhi mbi të gjitha si një grua. Me butësinë dhe buzëqeshjen e saj, ajo bën të lumtur djalin tim. Me gjithë respektin ndaj Elenës, nënës së fëmijëve tanë të mëdhenj, Lara dhe Valoni kuptohen mjaft mirë si sportistë. Lara e kupton, çfarë do thotë, nëse Valoni vjen tepër i lodhur drejt shtëpisë.”
Para pesë muajve lojtari nga Mitrovica bëri publike ndarjen e tij nga Elena Bonzani, më të cilën ka edhe dy fëmijë: Sofia (9) dhe Isabel (2). Dy fëmijët pas divorcit jetojnë me nënën e tyre në Itali, por që vizitohen shpesh nga ata.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork Festivali dyditor mbahet më 16 dhe 17 maj me 23 artistë shqiptarë... -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Diaspora është zot shtëpie
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie













