Lajme
Rahimaj fton bashkatdhetarët të investojnë në Kamenicë
Kryetari i Kamenicës ka shpalosur para të pranishmëve të arriturat dhe mundësitë për investime që ofron komuna e Kamenicës
Takimi në mes të bashkatdhetarëve dhe kryetarit të Komunës së Kamenicës, z.Kadri Rahimaj dhe ekipin e tij është mbajtur në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih. Pjesë e këtij takimi ishin edhe drejtori i Urbanizmit, z.Uran Berisha, si dhe ekipi i konsulentëve i përbëre nga Vjollca Kryeziu, Vildane Maliqi dhe Leotrim Spahiu.
Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, në fjalën hyres, pasi ka përshëndetur të pranishmit për interesimin e tyre për këtë takim, ka thënë se ka pranuar me kënaqësi kërkesën për një takim me mes të bashkatdhetarëve dhe kryetari aktual të Komunë së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj.
Në këtë bashkëbisedim me bashkatdhetarë janë shpalosur të arriturat e deritanishme si dhe mundësitë dhe potencialet për investime që ofron komuna e Kamenicës.
“E ndjej për obligim të paraqes para jush një raport për punët dhe të arriturave të komunës, mbi shpenzimet e buxhetit dhe projekteve që janë në plan për t’u realizuar”, është shprehur në fjalën e tij hyrëse kryetari i Komunës së Kamenicës, z.Kadri Rahimaj. “Ju jeni po ashtu kontribuues, jeni hisenikë të këtij buxhetit”, u është drejtuar ai bashkëkombësve nga diaspora.
Ai tutje ka thënë se shpalosja e punës dhe projekteve do të na ndihmojë të marrin vlerësimet për projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar për vitin 2023.
“Buxheti për investime kapitale ka shënuar rritje nga ai paraprak sa ishte me 1.3 milionë në 2.2 milionë këtë vit”, ka thënë z. Rahimaj. Këtë ai e vlerësoi si një mundësi të mirë për të çuar përpara projektet kapitale për komunën, me të cilën menaxhon. Tutje ai ka shtuar se komunës së Kamenicës i duhen projekte zhvillimore, të cilat sipas tij, i kanë munguar në të kaluarën.
Në këtë kuadër, kryetari Rahimaj ka prezantuar disa nga projektet kapitale që janë në plan për t’u realizuar nga Komuna e Kamenicës. “Lugu i Verdhë”, projekti më i madh turistik, vlera e të cilit kap shumën prej 400 mijë eurove. Stadiumi Olimpik, me vlerë 2.9 milionë euro, investim i Ministrisë së Kulturës. Shtegu i çiklizmit, me një gjatësi prej 60 kilometra që lidh komunën e Kamenicës me atë të Prishtinës, e disa projekte të tjera.
Pas paraqitjes së një raporti për të arriturat dhe planet që ka kjo komunë, ka vazhduar bashkëbisedimi me bashkatdhetarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishte me prejardhje nga komuna e Kamenicës.
Autor: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës













