Lajme
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
Rama: Keni edhe 46 ditë kohë të regjistroheni, mos e lini “hë sot, hë nesër”
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që duan të votojnë në 11 maj, të mos e lënë pas dore regjistrimin në faqen online të KQZ, përcjell albinfo.ch.
Rama tha se afati për t’u regjistruar është deri në datën 4 mars.
“Zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë prej aty ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri në katër mars.
Ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ www.kqz.gov.al, nuk është e vështirë por do pak durim dhe duhen pak minuta.
Mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi në Shqipëri se koha fluturon, dhe e përsëris që do të votojnë vetëm ata që do regjistrohen deri në katër mars, që KQZ të nisë fletën e votimit me postë ju ta mbushni dhe ta riktheni.
Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











