Shqipëria
Rama: Ballkani Perëndimor nuk po lutet të hyjë në Bashkimin Evropian
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë, BE-ja të zgjedhë Ballkanin, do të jemi truproja juaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në kuadër të Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së, tha se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes. Duke shtuar se Shqipëria në vitin 2027 do të jetë gati për të pritur BE-në, përcjell albinfo.ch.
“Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes. Dikush mund të thotë ‘më mirë vonë se kurrë’, sidomos pas atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit rajonal nisnin udhën dhe ne mbeteshim në platformë, të zënë me mosmarrëveshjet e vjetra, duke mos marrë një biletë për të ardhmen. Europa nuk është ndërtuar duke pritur, por duke vepruar. Ne nuk jemi këtu për të shtyrë kohën apo për të pritur një moment tjetër, por për të ndërtuar atë që na takon sot. Në vitin 2027 do të jemi gati për të pritur BE-në”, tha Rama.
Rama theksoi se rajoni nuk ka ndërmarrë më parë reforma në një shkallë kaq të gjerë, ku theksoi se 618 reforma janë miratuar në kuadër të Planit të Rritjes, të cilat prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, klimën e biznesit e fusha të tjera.
Sipas tij, “reformat janë të mërzitshme në letër dhe të lodhshme në praktikë, por ato janë transformuese”.
Rama shtoi se, ndërsa Europa po rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkani Perëndimor nuk duhet të qëndrojë si spektator, duke theksuar ndryshimin e perceptimit të investitorëve për rajonin, të cilin e cilësoi si një treg me forcë pune, pozicion gjeografik dhe harmonizim politik me BE-në.
“Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnzimit nuk duhet të jetë një spektator. Rajoni është trajtuar në rastin më të keq si një luftë për tu marrë, ose një problem për tu menaxhuar, investuesit tani shohin diçka ndryshe, një treg, një forcë pune gjeografi dhe harmonizim politik me Bashkimin Evropian”
Rama nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon favore, por po afrohet me dinjitet dhe vlera.
“Nuk po lutemi të hyjmë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po tregojmë çdo ditë e më shumë se jemi gati”, u shpreh ai.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














