Shqipëria
Rama: Gjermania dhe Greqia, gati për njohjen e patentë shoferëve të Shqipërisë
Gjermania dhe Greqia nisin procedurën për zbatimin nga qeveria federale për njohjen e patentave shqiptare,
Pas takimit të djeshëm me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, informoi se në muajin shkurt vjen një mision nga ministria e Transporteve e Gjermanisë, qëllimi i të cilit është kryerja e raportit mbi procedurën për zbatimin nga qeveria federale për njohjen e patentave shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, pas miratimit të marrëveshjes nga Komisioni parlamentar grek, qeveria greke ka njoftuar se miratimi i marrëveshjes do të hyjë në procedurën parlamentare në javët e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se në shkurt vjen një mision nga Ministria e Transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.
Rama informoi se ka biseduar për këtë çështje për herë të parë drejtpërdrejt me Kancelaren Merkel ditën e djeshme, shkruan atsh.
“Meqenëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtpërdrejt me Kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga Ministria e Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave”, tha Rama. Albinfo.ch
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/2515805345360586/
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












