Shqipëria
Rama kritikon BE-në: Nuk ka të ardhme pa Ballkanin në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,u shfaq i ashpër ndaj BE-së gjatë fjalimit të tij në “Forumin Strategjik të Bled” që po mbahet në Slloveni
Duke folur për integrimet evropiane, Rama tha se Evropa nuk ka asnjë të ardhme nëse nuk anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Ne jemi Evropë dhe nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin në BE. Ne mund të qeshim edhe kur vuajmë, çfarë pjesëtarët e BE-së nuk janë në gjendja ta bëjnë. Nëse BE do të vijojë kështu, natyrisht nuk do jetë mirë për ne, por do jetë më keq për BE-në, më besoni”, tha Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se qasja që po ndjek Evropa sa i takon integrimit nuk ka lidhje me ëndrrën e etërve që krijuan BE-në.
Për më tepër, Rama i kërkoi presidentit bullgar të tërheqë veton për Shqipërinë e Bullgarinë.
“Do t’i kërkoj presidentit të Bullgarisë: Ju bullgarët mos jini kaq tipik të BE, bëhuni ballkanas, hapni rrugën bisedimeve. Na lini të flasim me ta dhe ju pastaj mund të bëheni ballkanik dhe të dilni dhe të bëni pengesa”, theksoi Rama.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë











