Shqipëria
Rama: Në Vlorë e Sarandë, rritje absurde çmimesh
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja absurde e çmimeve të hoteleve dhe restoranteve, strategjikisht është vetëvrasje
Në fjalën e tij gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, Rama u shpreh se “qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet, kjo është shumë e qartë. Ky është sistemi që kemi zgjedhur dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i kontrollojnë dot apo nuk i imponojnë dot”.
Rama u shpreh se “në Vlorë dhe në Sarandë, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve, është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’u thuhet që kjo është, jo vetëm e padrejtë, se mbase në kushtet e kapitalizmit fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë nuk e perceptojnë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje, për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër”.
“Ideja që meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë, ne po ia hedhim në erë të gjitha tavanet e arsyes së çmimeve, është një ide komplet e çmendur”, u shpreh Rama.
“Ndërkohë shikoni Durrësin, shikoni Shëngjinin, shikoni Velipojën, stabël”, theksoi Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqipëri: Rriten remitencat, emigrantët dërguan më shumë para në vend Emigrantët kanë dërguar më shumë para në Shqipëri në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas...
-
“Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën
-
Ndërmjet botës së njohur dhe të panjohur: Një dialog artistik me Blerta Hashanin dhe Lumturie Krasniqin
-
Zvicra, model për shkollimin dual në Kosovë
-
Ambasadori Latifi viziton kompaninë e fluturimeve “Chair”
Jeta në Zvicër
-
Franca fqinje vuan nga mungesa e mësuesve Shkollat në Francën fqinje po vuajnë për shkak të mungesës së mësuesve. Problemi kryesor është në...
-
Zvicër: Mbërrin fronti i ftohtë, por vera mund të kthehet
-
Pronarët lejohen të kalojnë kostot e rinovimit në qira
-
Strehimi: Këshilli Kombëtar dëshiron të relaksojë rregullat për mbrojtje nga zhurma
-
Emigracioni: Shumica është e shqetësuar, por refuzon ndalimin