Shqipëria
Rama: Nuk na duhet turizmi masiv, duhen turistë që konsumojnë shumë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipërisë nuk i duhet thjesht rritja e numrit të turistëve të huaj, por duhet që të kthehet në një destinacion për të gjitha kategoritë e turistëve.
Në Konferencën Kombëtare, “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” që është zhvilluar sot, Rama ka thënë se Shqipërisë nuk i duhet një turizëm masiv, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, 100 mijë turistë që konsumojnë shumë janë më mirë se 1 milion turistë që konsumojnë pak, shkruan Euro News Albania.
“Ne nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv. Ne nuk na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, ne na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë, ku nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rëndësi, por është cilësia e numrave. Çfarë do të thotë cilësia e numrave, do të thotë që në varësi të konsumit të një turisti, përcaktohet edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes, që të kesh 1 milion turistë që konusmojnë pak çdo ditë, apo sa interes ke që të kesh 100 mijë turistë më shumë që konsumojnë shumë çdo ditë. Ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 milion që konsumojnë pak. Ama nuk e vendosin vendin nën presion e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, me trajtimin e mbetjeve. Pasi tjetër është të pastrosh dhe të trajtosh mbetje për 100 mijë dhe tjetër është të trajtosh dhe të pastrosh mbetje për 1 milion turistë”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta