Shqipëria
Rama “numëron” sukseset e vitit 2024 për Qeverinë shqiptare
Ngjarja më e rëndësishme e vitit që po lëmë pas, është pa dyshim hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka mbajtur konferencën tradicionale të fundvitit.
Ngjarja më e rëndësishme e vitit që po lëmë pas është pa dyshim hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria zhvilloi dy konferenca ndërqeveritare në harkun kohor të dy muajve, më 15 tetor zhvilloi konferencën e dytë ndërqeveritare, ndërsa më 16 dhjetor, konferencën e tretë, transmeton albinfo.ch.
“Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, me dy grup-kapituj shumë të rëndësishme duke nisur nga themeloret që janë grupi i grupeve dhe pastaj edhe marrëdhëniet me jashtë. Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar, që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës, intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, nuk do të kishin bërë punën e shkëlqyer me procesin screening.
Për hir të së vërtetës ecuria e screening vlerësimet befasuese për mua personalisht të KE të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më spektike për performancën e skuadrës tonë kombëtare janë një shtysë, motivim, fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është në të vërtetë administrate publike e republikës së Shqipërisë. Këtë vit, edhe ky është një fakt tejet domethënës për ku jemi sot, Shqipëria ka dalë pas 29 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Evropës”, thekson Rama, duke shtuar:
“Nuk jemi më një vend nën monitorim të plotë, por jemi njësoj si gjithë ato vende me të cilat duhet dhe do të bashkohemi brenda kësaj dekade. Së treti Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes Komisionit Evropian, nga ku doli si rezultat konkret plani i rritjes së BE në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Edi Rama.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













