CH-Ballkani
Rama përuron “BunkaArt2” dhe i bën thirrje kujtesës
Në oborrin e Ministrisë së Brendshme u çel për publikun “Bunkeri Muze” dhe në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Kryeministri me këtë rast tha se hapja e këtij bunkeri ka një mision; kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit.
“Sepse cilido që harron të kaluarën është i dënuar që në këtë jetë ta rijetojë atë”. u shpreh ai.
Gjatë protestave të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, opozita dhe një pjesë e ish të përndjekurve sulmuan hyrjen e këtij bunkeri dhe akuzuan Edi Ramën se përmes tij po shprehte nostalgjinë për regjimin, shkruan topchanel. Kryeministri iu përgjigj edhe këtyre akuzave.
“Kushdo që thotë ky është një bunker për të risjellë në formë shprehjeje nostalgjie dhunën e së kaluarës përmes të qëndruarit të tij në sheshin sipër, ka një detyrim moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejtë, jo përmes të tretëve, jo përmes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, deklaroi Kryeministri.
Në këtë ceremoni, Kryeministri përmendi edhe dosjet dhe foli për “disa që i tremben hapjes së tyre”.
“Dosjet për të cilat kanë ende frikë, makth dhe pafuqi të trishtueshme disa që i tremben edhe bunkerit edhe muzeut poshtë, njësoj si korbat i tremben një dordoleci”, u shpreh ai.
Në këtë muze të pagëzuar me emrin “BunkArt 2”, si vazhdimësi e “BunkArt 1”, Rama tha se mund të shihet sesi mijëra të pushkatuar përmes gjyqeve të montuara, kanë rigjetur një identitet, edhe pse shumë prej tyre nuk dihet ende ku kanë eshtrat.
Kryeministri ftoi veçanërisht të rinjtë që ta vizitojnë atë për t’u njohur me të shkuarën.
“Është një muze për ata që lindën ditën kur u shemb bunkeri i diktaturës dhe që e kanë të pamundur të krijojnë një ide të qartë duke dëgjuar historitë e të tjerëve”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











