Shqipëria
Rama pret policen Nuka e cila humbi gishtat në protestë
Pas kthimit në Shqipëri ku ishte për ndërhyrje pasi humbi gishtrinjët një protestë të dhunshme në Tiranë policja, Ina Nuka është pritur mëngjesin e sotëm nga Kryeministri Edi Rama i cili shprehu bindjen se ajo do të vazhdojë të shërbejë edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.
Kryeministri theksoi se ka qenë vetë Presidenti Erdogan që është interesuar pranë mjekëve për rastin e saj.
“U kujdes personalisht Presidenti Erdogan dhe mjekët ishin shumë të shqetësuar, pasi fillimisht thanë, pa ditur gjë, që nuk është problem dhe pastaj kur morën gjithë të dhënat dhe faktin se gishti ishte krejt i shkatërruar ata u futën në panik dhe u ra optimizmi. Mjekët thanë se këtu është fjala të bëjnë një implantim tjetër, që nuk është rutinë e punës së tyre. Por patën edhe shtysën nga ne dhe shtysën nga Presidenti i tyre dhe e morën atë risk me shumë sukses”, ka thënë ai.
Ndërsa policja tregoi se mjekët e kishin siguruar se brenda 6 muajve do të ketë ndjeshmërinë e gishtit që u bë implanti, ndërsa këtë javë do të nisë fizioterapia deri sa të merret komplet funksionimi i dorës.
“Kur kam shkuar te mjekët në Turqi jam futur direkt në sallë për të bërë ndërhyrjen e parë. Nëse do të vonohesha qoftë edhe me 2 orë, mjekët më thanë se dorën nuk do ta kisha fare”, ka treguar Nuka.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











