Shqipëria
Rama: “S’ kemi hequr dorë nga pagesa”, premton zgjidhje
Kryeministri tha se nuk do të rifillojë tarifa për Rrugën e Kombit pa gjetur një zgjidhje. Ai ka pranuar se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri, në takimin me banorët e Kukësit kanë treguar pse nuk e kanë takuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Rama ka thënë se kjo është bërë pasi ai nuk është distancuar nga dhuna.
“Kryetarit të Bashkisë Kukësit i them sot se jo vetëm nuk jam tërhequr nga asgjë, por thjesht po bëjmë një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Kjo është e vërtetë, për këtë kam kërkuar ndjesë dhe ndryshe nga të tjetër përpara, ne as nuk e konsiderojmë veten të pagabueshëm, unë as nuk e konsideroj veten të pagabueshëm, as ata që më dëgjojnë”, ka thënë Rama.
Kryeministri tha se nuk do të rifillojë tarifa për Rrugën e Kombit pa gjetur një zgjidhje. Ai ka pranuar se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës. Ai nuk ka folur për mosbindjen civile të opozitës.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit














