Shqipëria
Rama: Shpallja “non grata” e Sali Berishës, 100% ‘meritë’ e tij
Menjëherë pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në këtë vizitë, përcjell albinfo.ch.
Rama ka folur për shpalljen “non grata” të Berishës nga DASH, ku tha se është e gjitha meritë e tij.
Ai tha gjithashtu se të thuhet që qeveria e SHBA-së mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA-në se është shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohet për qëllime të të tjerëve.
“Kemi arritur atë që kemi dashur kur jemi nisur qoftë me organizimin e djeshëm, kur ishim së bashku në Nju-Jork, ku kishim një audiencë të gjerë për mesazhet tona në Këshillin e Sigurimit, edhe në takimin me Sekretarin amerikan, ku kemi rrokur temat e bashkëpunimit tonë me SHBA-në. Mendoj që ne kemi ditur të ndërtojmë mbi bazën e mëparshme dhe të çojmë politikën tonë në një nivel tjetër. Kjo nuk është merita ime personale, por e të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me mua.
Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. për të gjitha ato që ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që Qeveria e SHBA-së mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA-në se është shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohet për qëllime të të tjerëve. Këto janë vendime që merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do të loboheshin kaq kollaj, do të ishin peng i diktaturave dhe regjimeve. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë. SHBA ka tjetër qasje dhe tjetër mënyrë funksionimi. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe akoma më për të ardhur keq janë ata që e besojnë. Çështjet e Sali Berishës janë të së shkuarës“, tha Rama.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant














