Shqiperia

Rama zhvillon sot mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Ditën e sotme (më 7 maj), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe deputetët, përcjell albinfo.ch.

Vetë kreu i ekzekutivit e bëri me dije lajmin gjatë një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se pjesë e diskutimeve do të jetë strategjia qeverisëse, ligji, problemi i korrupsionit si dhe një nismë e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.

Kujtojmë se dy ditë më parë gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi, raportoi se mbledhja do të transmetohej Live.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve, të martën, paradite, e Rama kishte kërkuar të mos mungonte asnjë deputet.