Kosova
Ramush Haradinaj raporton për deportimin e gylenistëve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar lidhur me hetimin dhe deportimin e shtetasëve turq ka thënë se ka mundur ta shkarkojë ish- drejtorin e Policisë, Shpend Mxhuni, për këtë rast, por ai nuk e ka parë atë si përgjegjës.
Gjithashtu sipas Haradinajt, procedura ka qenë e nxituar dhe se aspekti human ka munguar, shkruajnë mediat, përcjell albinfo.ch.
“Politikisht kam mundur ta shkarkoj Shpend Maxhunin, si veprim politik në diskrecion. Megjithatë. unë jam ndalur te dy personat që janë në hierarki”, tha Haradinaj, duke iu referuar shkarkimeve të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi.
“Procedura ka qenë e nxituar, ka qenë një nxitim i madh, i habitshëm. Ka mundur të shkojë si proces i rregullt. Aspekti human, i cili te populli ynë është i çmueshëm, ka munguar”, tha Haradinaj.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













