Kosova
Raporti i OJQ-ve: Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë me aktakuza aktive
Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë aktakuza aktive, u tha në një raport të organizatave joqeveritare të prezantuar të enjten.
Gjatë prezantimit të raportit “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, u tha se në listat e tyre zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.
Sipas Burbuqe Kastratit, hulumtuese në Lëvizjen FOL, këto parti së bashku kanë 23 persona që kanë probleme me ligjin. Kjo, sipas saj, nënkupton se ka kandidatë që kanë akuza aktive ose që në të kaluarën janë dënuar për të ndryshme vepra penale.
Sipas raportit të OJQ-ve Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe INPO, nga 16 kandidatë, tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive.
Numri i aktakuzave ndaj tyre arrin në 20, ndërkaq numri i veprave penale në 21.
Me aktakuzë aktive, Lëvizja Vetëvendosje ka në listë tetë kandidatë, Koalicioni AAK-Nisma shtatë dhe LDK-ja një kandidat për deputetet, u tha në raportin e OJQ-ve.
Kastrati tha se ka aktakuza të natyrës korruptive, sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Por, ka edhe aktakuza për armëmbajtje pa leje, pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Raporti përfshin edhe të dhëna sa i përket dënimeve për vepra penale të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Tetë kandidatë janë dënuar në të kaluarën për vepra të ndryshme penale.
Por, atyre nuk iu pamundësohet gara në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo pasi, sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, një person që është i dënuar në formë të prerë në tre vjetët e fundit për një vepër penale me një ose më shumë vjet burgim, nuk mund të kandidojë në zgjedhje.
Edhe në zgjedhjet e mëparshme, në listat zgjedhore ka pasur kandidatë me probleme me ligjin. Atëbotë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte certifikuar 47 prej tyre për shkak se ata ishin shpallur fajtorë në tre vjetët e fundit, teksa në listën përfundimtare zgjedhore kishin kandiduar 15 persona që kishin probleme me ligjin.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garojnë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Në listat zgjedhore gjithsej janë 1.280 kandidatë për përbërjen e re parlamentare.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./ REL
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











