Lajme
Raporti i ri mbi përfitimet nga veturat elektrike
Ndërsa shumë shoferë ende hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike për shkak të çmimeve të larta, mungesës së pikave të karikimit dhe shqetësimeve për diapazonin e baterive, një përfitim është kostoja më e përballueshme e kontrollit teknik, sipas një raporti të ri.
Analiza e vitit të kaluar zbuloi se modelet tërësisht elektrike janë “dukshëm më të lira për servisim se të gjitha llojet e tjera të veturave”.
“Servisimi i vogël” i një veture elektrike kushton mesatarisht 117 euro, ndërsa veturat me naftë janë më të shtrenjtat me një mesatare prej 185 eurosh.
Pas tyre vijnë hibridet (181 euro) dhe veturat me benzinë (172 euro).
BookMyGarage thotë se një arsye kryesore për kostot më të ulëta të servisimit të veturave elektrike është se ka më pak pjesë lëvizëse dhe për këtë arsye kërkohet më pak punë për mirëmbajtjen tipike në krahasim me një motor tradicional.
Reduktimi i punës do të thotë se servisimi i një automjeti elektrik kërkon më pak punë dhe më pak pjesë këmbimi dhe lëngje, duke ndihmuar në uljen e kostove.
Megjithatë, ndërsa kostot e servisimit janë më të ulëta, çmimet e tyre fillestare mbeten pengesa më të mëdha që pengojnë shumë shoferë të kalojnë në modelet elektrike.
Instituti Britanik i Industrisë së Motorëve është i shqetësuar se numri i teknikëve që fitojnë kualifikime për të punuar në mënyrë të sigurt në veturat elektrike është më i ulët./bbc
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit











