Futboll
Raportohet se Sylvinho është kundër zgjerimit të listës për Evropian
23 është numri i futbollistëve që kanë marrë pjesë në evente madhore, derisa po diskutohet që numri të shkojë në 26
Në Duseldorf të Gjermanisë, UEFA po e mban një mbledhje goxha të rëndësishme.
Aty sot dhe nesër do të diskutohet rreth shtimit të numrit të futbollistëve në grumbullim për “EURO 2024”, nga 23 sa është aktualisht në 26.
Gjatë këtyre dy ditëve pritet të vendoset nëse kombëtaret pjesëmarrëse do të lejohen të marrin me vete më shumë lojtarë.
Por, raportohet që kundër kësaj kanë dalur dy trajnerë.
E ata janë trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho dhe ai i Francës, Didier Deschamps, transmeton albinfo.ch.
Ata nuk e preferojnë këtë opsion të ndodh. Ndërkaq më të zëshmit që ky rregull të hyjë në fuqi janë Gareth Southgate i Anglisë dhe Ronald Koeman, i Holandës.
Të hënën dhe të martën, trajnerët të japin mendimet e tyre rreth kësaj çështje. Vlen të theksohet se në Evropianin e kaluar, të mbajtur në 2021-shin në Angli, por edhe në Botërorin e Katarit në 2022-shin, skuadrat u përfaqësuan me 26 futbollistë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











