Futboll
Rashica dhe sezoni i ëndrrave në Gjermani
Milot Rashica ka nëntë gola në Bundesligën gjermane dhe pesë asistime, në sezonin që përfundoi të shtunën
Në fillim e kishte vështirë derisa të ambientohet. Por, në viti 2019 ka qenë i ëndrrave për yllin e Kosovës, Milot Rashica.
Ylli i Kosovë ka shkëlqyer këtë vit, si në Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligën gjermane, duke qenë futbollisti kyç i Werder Bremenit, shkruan albinfo.ch.
Goli i fundit ishte ndaj Leipzig-ut. Ai shënoi nga pika e bardhë, duke dëshmuar se sa shumë i beson skuadra dhe sa i rëndësishëm është bërë në skuadrën gjermane.
Rashica ka nëntë gola në Bundesligën gjermane dhe pesë asistime, në sezonin që përfundoi të shtunën. Skuadra e tij Werder Bremen u rendit në vendin e tetë, duke mos arritur të kualifikohet në garat ndërkombëtare.
“Ishte një periudhë intensive dhe disa ndeshje të mrekullueshme. Megjithatë arritja deri në gjysmëfinale të Kupës dhe humbja e Evropës për vetëm një pikë më bën ta kujtoj këtë sezon me njërin sy të qeshur e me njërin të përlotur”, shkruan Rashica në llogarinë e tij në Instagram.
“Faleminderit të gjithë familjes #Werder për të gjithë mbështetjen e juaj të pabesueshme. Ju ishit të mrekullueshëm”.
Sa për kujtim, Rashica, ka shënuar ndaj Bayern Munich, Dortmundit e Schalkes.
https://www.youtube.com/watch?v=l8mThU2Kv9I
https://www.youtube.com/watch?v=PtbU-coiYl8
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












