Lajme
Rashica do të luajë për Kosovën kundër Moldavisë
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, do ta ndihmojë përfaqësuesen vetëm në një nga dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që i luan Kosova këtë javë.
Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e 3 shtatorit në Parmë kundër Moldavisë, por do të mungojë të dielën kundër Greqisë. Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Werder Bremenit.
“Ne kemi arritur marrëveshje me federatat në fjalë. Të dy lojtarët do të udhëtojnë vetëm për ndeshje që luhen në zona që nuk janë të rrezikshmërisë së lartë. Kjo do të thotë se ata nuk duhet të karantinohen më pas dhe do të jenë në dispozicion për ne”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, duke aloduar në Rashicën dhe holandezin Tahith Chong.
Rashica do të udhëtojë në Parma të Italisë këtë javë, ku do të luajë të enjten Kosova me Moldavinë, ndërsa do të mungojë në ndeshjen në shtëpi kundër Greqisë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales Guy Parmelin uroi Kombëtaren zvicerane pas kualifikimit në çerekfinale, ndërsa e cilësoi suksesin si një moment... -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi













