Lajme
Rasti i Ilija Iviçit, reagon edhe Ambasada amerikane
Ambasada amerikane në Kosovë reagoi pas rastit të futbollistit serb 17-vjeçar nga Graçanica, Ilija Iviç, i cili prej tre vjetësh është pjesë e klubit kryeqytetas, KF Flamurtari.
Pasi Iviç zgjodhi të luajë me Kombëtaren e Kosovës, Komuna e Graçanicës ia ka larguar të dy prindërit nga puna, kurse ka pasur edhe reagime të tjera të serbëve, pasi ai zgjodhi Kosovën.
“Urime Ilija Iviç! Ai frymëzon të gjithë të rinjtë në Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një atlet të ri të talentuar kosovar. Kosova është shtëpia jote!”, shkroi Ambasada amerikane.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












