Lajme
Rasti i parë i vdekjes nga Covid-19 në grupmoshën 20-29 vjeçare
Vdekja e të riut ishte tragjike, por nuk ishte rast për tu habitur, ka thënë Stefan Kuster nga BAG. "Virusi nuk ndalon tek të rinjtë"
Një i ri ka vdekur javën e kaluar nga Covid-19 në kantonin e Bernës. Kjo ishte vdekja e parë e një personi në grupmoshën 20 deri në 29 vjeç në Zvicër, shkruan srf.ch.
Sipas Stefan Kuster, Shef i Sektorit të Sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), ai nuk i përkiste grupit të rrezikut.
Vdekja e të riut ishte tragjike, por nuk ishte rast për tu habitur, ka thënë Kuster. “Virusi nuk ndalon tek të rinjtë”, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se, edhe te gripi “normal”, i cili është shumë më pak kërcënues se Covid-19, është normale që të rinjtë e shëndetshëm të shtrohen në njësitë e kujdesit intensiv – dhe madje, edhe të vdesin.
Deri më tani, në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, 1,716 njerëz kanë vdekur në lidhje me Covid-19 .
Ndryshe, sot Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 268 infeksione të reja me koronavirusin për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Të enjten kanë qenë 234 raste të reja të konfirmuara ndërsa të mërkurën 274. Të martën ishin 132, të hënën 65 dhe të dielën 110.
Deri më tani ka pasur 37.671 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19. D
Gjithsej 4415 persona është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë, 9 më shumë krahasuar me një ditë më parë, përcjell albinfo.ch. 1535 persona të infektuar ishin në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve. 4,553 persona që ishin në kontakt me të infektuarit ndodheshin në karantinë. 15.928 njerëz ishin në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Në javët e kaluara, numri i infeksioneve të reja me koronavirus është rritur vazhdimisht. Infeksionet e reja janë rritur më së shumti në kantonet e Gjenevës (277), Vaudit (232) dhe të Cyrihut (279).
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër