Kosova
Rasti tragjik i familjes Provoliu, dy vëllezërit vdesin nga sulmi në zemër
Në shtator të vitit të kaluar, vëllai i Afetit, Ramadan Provoliu, kishte vdekur nga sulmi në zemër
Afet Provoliu kishte vdekur të premten, derisa ishte duke punuar roje për kompaninë “Bechtel&Enka”. Fillimisht u raportua si vdekje e dyshimtë në vendin e punës, por më pas u tha se vdiq nga sulmi në zemër. Familjarët kanë thënë se po presin raportin e mjekëve, derisa nuk kanë pasur njohuri nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
Xhaxhai i të ndjerit ka thënë se ai kishte një muaj që kishte nisur punën si rojtar në këtë kompani dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë se po vuante nga ndonjë sëmundje.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, i ndjeri kishte marrë rrugën për në Evropë përmes Serbisë, por nuk ia kishte arritur qëllimit, raporton “KTV”.
Policia e Ferizajt ka konfirmuar rastin, duke thënë se i ndjeri ishte gjetur i alivanosur në vendin e punës në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Ishte dërguar menjëherë në emergjencën e Ferizajt, ku mjeku kujdestar vetëm kishte konstatuar vdekjen, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo nuk është tragjedia e vetme e familjes Provoliu. Sipas mediave vendore, në shtator të vitit të kaluar, vëllai i Afetit, Ramadan Provoliu, kishte vdekur nga sulmi në zemër.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












