Kosova
Reagime të shumta për publikimin e emrave të veteranëve të rrejshëm
Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, është përgjigjur publikisht në lidhje me lajmet e publikimit të emrave të atyre që dyshohen si veteranë të rremë.
Ai ka thënë se në bazë të kësaj, vëren se listës së përpiluar nga ai i janë shtuar edhe rreth 2 mijë emra të rinj, për të cilët ai thotë se nuk mban përgjegjësi, përcjell albinfo.ch.
“Aktakuza e ngritur dhe e nënshkruar nga ana ime ishte e bazuar në fakte dhe ligj, lidhur me shkeljen e kritereve dhe procedurave lidhur me njohjen e statusit të veteranit të luftës. Por, si duket, ashtu siç është përcjellë puna në lidhje me këtë aktakuzë me presione e kërcënime, po vazhdon tani në këtë fazë me përpjekje të tjera, me të vetmin qëllim që të diskreditohet puna e madhe që është bërë, e bazuar në ligj, fakte dhe drejtësi për zbardhjen e së vërtetës në rastin e listave të fryra të veteranëve”, ka thënë ai.
Gucati reagon për publikimin e listave të veteranëve të rremë
Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas publikimit të disa listave të veteranëve të rremë, duke thënë se në këtë listë bëjnë pjesë edhe shumë ish-luftëtarë që luftuan nën emblemën e UÇK-së. Ai ka shprehur zhgënjimin se si Prokuroria ka bërë gabime të tilla, duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave.
Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria që t’u kërkojë falje ish-ushtarëve të UÇK-së, emrat e të cilëve figurojnë në këto lista.
“Unë, kryetar i OVL së UÇK-së, që me marrjen e detyrës time si përfaqësues i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jam betuar që t’i përfaqësoj me nder dhe t’i mbroj dhe ruaj vlerat e mia dhe të bashkëluftëtarëve të mi, sot nuk janë fyer vetëm bashkëluftëtarët e mi që emrat e tyre figurojnë në listat me emrat e rremë të veteranëve. Sot ndihem i fyer unë dhe ndiej mllef të shoh emrat e tyre në një listë të tillë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












