Kosova
Reagojnë veteranët, nuk përjashtohen as protestat
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerëson se propozim-aktakuza nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, është krejtësisht politike. Ata po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale dhe të futen edhe krimet e kryera në Kosovë nga pala serbe.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale është formuar nga raporti i senatorit zviceran Dick Martit mbi të ashtuquajturat ‘trafikime me organe njerëzore në ‘Shtëpinë e verdhë’’ dhe se këto akuza nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se nga mbledhja e Këshillit drejtues kanë dalë me disa vendime, siç është se ngritja e aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti kur është bërë publike kjo aktakuza, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht dhe në mënyrë të kundërligjshme po tentohet të pengohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi, e ndër të tjerash nuk i ka përjashtuar as protestat.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












