Kosova
Reagon Ambasadori Britanik: Kthimi i Zharkut si njeri i lirë në Kosovë është turp
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka reaguar përmes një postimi në profiling e tij zyrtar në “Facebook në lidhje me kthimin e ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
O’ Connell ka kritikuar institucionet e Kosovës për rastin e Xhabir Zharkut dhe ka kërkuar marrjen e masave pasi që sipas tij kriminelët në të ardhmen të mos arratisen nga vendi.
“Kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë, është turp. Turpi kryesor është që në këto 6 vjet që kur ai u lejua t’i ikë drejtësisë, asgjë nuk është bërë që t’i ndalojë politikanët tjerë kriminelë që ta bëjnë të njëjtën gjë. Shpresoj që reformat në drejtësi të Qeverisë do të mbyllin këtë zbrazëti dhe t’i japin përkrahje atyre policëve e prokurorëve që janë serioz në luftën kundër krimit të organizuar. Britania ka nevojë që Kosova të jetë partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar ambasadori britanik O’ Connell, shkruan albinfo.ch.
Zharku është kthyer në Kosovë disa ditë më parë. Ai i kishte ikur drejtësisë për gjashtë vite pasi ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













