Futboll
Reagon Hysaj pas shumë kritikave ndaj tij
Elseid Hysaj u kritikua për ulje të kokës pas goditjes që solli golin e dytë të Italisë
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj ka dalë me një reagim të hënën pas kritikave të shumta që ka marrë pas ndeshjes së parë që Shqipëria e humbi nga Italia me rezultatin 2:1 të shtunën.
Hysaj u kritikua për ulje të kokës pas goditjes që solli golin e dytë të Italisë, transmeton albinfo.ch.
“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores. Kush më njeh e din mirë që do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizmin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik”, shkruan në postimin e Hysajt në Instagram.
Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit e Shqipërisë duke shtuar se i pranon kritikat e tyre.
“Tash të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri gjithmonë”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme











