Kosova
Kryeministri i Kosovës reagon ndaj tenderit publik për blerjen e produkteve serbe
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj tenderit publik për blerjen e produkteve serbe.
Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë se shpallja e këtij tenderi është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe se pas identifikimit të personave përgjegjës, do të fillohet procedura disiplinore dhe penale.
“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.
KALLXO.com raportoi sot lidhur me tenderin e Agjencisë Qendrore e Prokurimit, e cila po kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Kjo Agjenci, që bën prokurime për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar.
Vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.
Disa prej produkteve të referuara janë të prodhuara në Serbi, ndaj të cilave Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%, shkruan kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Pika 7 e nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik e ndalon që Autoritetet Kontraktuese në specifikimet teknike t’i referohen një artikulli ose burimi të veçantë.
E njëjta pikë e këtij neni lë hapësirë për institucionet që t’i referohen edhe me artikuj të veçantë, por “në kushte të jashtëzakonshme”.
“Pavarësisht nga e mësipërmja, autoriteti kontraktues mundet, që në kushte të jashtëzakonshme, të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të veçantë, nëse autoriteti kontraktues në mënyrë të qartë vërteton se, nuk është e mundur që të përpilojë një specifikim mjaft të saktë dhe të kuptueshëm të lëndës së kontratës përkatëse, në pajtim me paragrafin 3-6. të këtij neni ose ndryshe; me kusht që, çfarëdo referimi i tillë të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”, thuhet në pjesën e dytë të kësaj pike të nenit 28.
Por, në disa nga produktet e cekura ka prodhime të Kosovës që kanë mundur të ceken dhe që janë mirë të njohura në Kosovë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











