Lajme
Reagon OBSH, pas rritjes së numrit me Covid-19 në Evropë
Evropa është duke u përballur me rritje javore të numrit të rasteve me koronavirus, për herë të parë në disa muaj, ndërkohë që janë lehtësuar masat e kufizimit, të vëna me qëllim të luftimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në 11 shtete, të cilat nuk janë emëruar, përhapja e virusit ka ndikuar në rritje të madhe të të infektuarve, ka thënë drejtori rajonal i kësaj Organizate, Hans Henri Kluge.
Ai ka thënë se paralajmërimet e tij për rritje të numrit të rasteve tani janë kthyer në realitet. Nëse Covid-19 nuk kontrollohet, ai beson se sistemet shëndetësore do të përballen me vështirësi.
Në zonën që kontrollon OBSH-ja në rajonin evropian, përkatësisht Evropë, Lindje e Mesme dhe Azi Qendrore, deri më tani janë konfirmuar 2.6 milionë persona të infektuar, derisa 195,000 prej tyre kanë vdekur.
Kluge ka thënë se shtetet si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli janë përgjigjur shpejt ndaj shpërthimeve të rrezikshme, të lidhura me shkollat, minierat e qymyrit dhe fabrikat e përpunimit të ushqimit, duke vënë situatën nën kontroll.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














