Lajme
“Rebelohen” kantonet, refuzojnë urdhrin federal për mbylljen e tarracave
Kantonet që duan të mbajnë tarracat e hapura janë: Nidwalden, Obwalden, Schwyz, Uri, Glarus dhe Ticino
Mosmarrëveshja midis Qeverisë Federale dhe kantoneve për hapjen e tarracave po merr një kthesë të radhës.
Gjashtë kantone nuk duan të respektojnë urdhrin e Këshillit Federal dhe kështu po këmbëngulin për të mbajtur të hapura tarracat në vendpushimet e skive, shkruajnë mediat zvicerane.
Siç është kumtuar dje, sipas vendimit federal, kjo gjë nuk lejohet por megjithatë, disa kantone nuk janë duke e përfillur këtë direktivë, transmeton albinfo.ch. Kjo po ndodhë në një kohë kur sipas ministrit federal të shëndetësisë, Alain Berset “të gjitha keqkuptimet janë pastruar”.
Kështu të paktën është shprehur ai në konferencën e djeshme për media, në Bernë.
“Këshilli Federal sot ka eleminuar të gjitha interpretimet e mundshme rreth kësaj çështjeje” ka thënë konkretisht Berset. “Unë besoj se kjo do të funksionojë dhe nuk mendoj se kantonet nuk do t’i përmbahen më ligjit federal”.
Rrjedhimisht: “unë supozoj se kantonet do të mbyllin tarracat”, ka shtuar ai. “Nëse kjo nuk do të funksionojë, kjo do të ishte diçka e re për mua”.
Kantoni i Graubündenit pas kësaj “u dorëzua” dhe mbylli tarracat, disa prej të cilave ishin mbajtur më parë të hapura.
Sidoqoftë, në disa kantone, tarracat mbeten të hapura, siç raporton SRF.
Kantoni i Nidwalden planifikon të flasë së shpejti me Berset. Në këtë kanton janë të mendimit se mbajtja e tarracave të hapura ka përparësi epidemiologjike dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në situatën ligjore.
Kantonet që duan të mbajnë tarracat e hapura janë: Nidwalden, Obwalden, Schwyz, Uri, Glarus dhe Ticino.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












