Fotolajmi
“Refugjat Air”, linjë ajrore për refugjatët
Që refugjatët të mos udhëtojnë nëpërmjet detit, ose t’i kalojnë kufijtë duke ikur nga policia, një kompani suedeze “Refugjat Air” kërkon në Evropë t’i transportojë refugjatët në një mënyrë të thjeshtë, më të sigurt dhe më të lirë, me aeroplan.
“Refugjat Air” planifikon të transportojë direkt refugjatët në Suedi nga Siria dhe vendet fqinje, si Libani, Jordania dhe Turqia, ku ikën shumica e katër milionë sirianëve.
“Fluturimi i parë do të realizohet para se bora e parë të vijë këtë dimër në Stokholm”, tha kompania.
Njerëzit ikin nga Siria dhe shpenzojnë mijëra dollarë në rrugë të rrezikshme në Evropë, shumë më tepër se një biletë avioni, por kompanitë ajrore nuk mund të lejojnë udhëtimin e refugjatëve për shkak të direktivave evropiane të vitit 2001.
Sipas kësaj rregulloreje, linjat ajrore janë përgjegjëse për të gjitha shpenzimet, duke përfshirë koston e deportimit për udhëtarët në mbërritjen në destinacionin e tyre, kur kërkojnë azil, por nuk e marrin.
Kjo do të thotë se edhe ata që kanë një shans për të marrë azil në vendet evropiane nuk mund të udhëtojnë me aeroplan, sepse kompanitë ajrore nuk duan të rrezikojnë.
“Refugjat Air” dëshiron të vëjë një fluturim për të treguar se si funksionon sistemi dhe për të inkurajuar linjat e tjera ajrore, thonë nga kjo kompani, e cila është përfaqësuar nga Emad Zand, një menaxher i ri investues në Stokholm, familja e të cilit kishte ardhur në Suedi nga Irani, kur ai ishte fëmijë.
Ideja është se “Refugee Air” do t’i angazhonte aeroplanët e kompanive ajrore, ndërsa refugjatët do të fluturonin direkt në Suedi, pas një kontrolli detaj për identifikimin e kërkuesve të përshtatshëm për statusin e refugjatit.
Emad Zand dhe bashkëkombësja e tij iraniano-suedeze, Susane Najafi, vendosën që ta bëjnë saktësisht këtë gjë, kështu që pas diskutimeve me miqtë dhe të njohurit, më 10 shtator i shpallën planet për projektin “Refugee Air”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis














