Lajme
Mbi 37,400 refugjatë nga Ukraina janë strehuar deri tani në Zvicër
Prej tyre, 30.551 kanë marrë statusin e mbrojtjes S, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Twitter
Saktësisht 37,435 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar që nga fillimi i luftës dhe deri tani, në Zvicër, shkruan srf.ch. Prej tyre, 30.551 kanë marrë statusin e mbrojtjes S, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Twitter.
Ndërkohë, 947 persona të tjerë nga Ukraina janë regjistruar në Zvicër që nga e marta, dhe 730 të tjerë kanë marrë statusin e mbrojtjes (azilit), S.
Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), 5,034,439 njerëz janë larguar nga vendi që nga agresioni rus mbi Ukrainën, më 24 shkurt, transmeton albinfo.ch. Shumica – 2.8 milionë – kanë ikur së pari në Poloni.
Sipas UNHCR-së, pothuajse 550,000 njerëz nga Ukraina kanë kaluar gjithashtu kufijtë në Rusi në tetë javët e fundit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













